Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Felicia Frisco, një adoleshente nga Florida, çdo natë shtrihet në krevatin e saj me një… tigër 6-muajsh.
Tigri me emrin Will fle me padronen e tij që kur ka lindur dhe Felicia shpreson që të vazhdojë ta bëjë këtë gjë deri kur tigri të bëhet 1 vjeç.
“Është pak a shumë si të rrisësh një qen. Për mua, të rris një tigër është diçka shumë normale”, shprehet Felicia.
Prindërit e Felicia janë stërvitës kafshësh ekzotikë dhe adoleshentja ka qëndruar gjithmonë afër elefantëve, kuajve apo tigrave.
“Nëse nuk ke stërvitjen e duhur nuk mund të mbash një tigër. Nuk mund t’i besosh një kafshe”, shton adoleshentja.
Will nuk është tigri i parë të cilin Felicia ka rritur. Më parë, ajo ka pasur shok të ngushtë babain e Willit, Darubën, të cilin e ka mbajtur deri sa u bë 1 vjeç.
Top Channel