Arti shqiptar humbet një tjetër figurë.

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare artisti i merituar Gëzim Laro.

Ai ka qenë violonçelist dhe më vonë koncertmaestër pranë Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit deri në vitin 1983.

Më pas dha kontributitin si pedagog, shef i Katedrës së instrumentave dhe më vonë shef i seksionit të muzikës së dhomës në Akademine e Arteve.

Përpos këtij aktiviteti të dendur artistik, Gëzim Laro ka qenë edhe pjesëtar i trios së njohur së ish-Institutit të Lartë të Arteve, së bashku me Anita Tartarin dhe Ibrahim Madhin. Një trio, e cila ka zhvilluar turne të suksesshme edhe jashtë vendit.

Për aktivitetet e tij të shumta e cilësore, Gëzim Laro është nderuar me shumë tituj, çmime e medalje, mes tyre edhe ajo “Naim Frashëri” në 1970-ën.

Në nderim të figurës së tij, do të zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Arteve, të enjten, nga ora 10.00-11.00.

Top Channel