Sarkozy ministrave: S’ka pushime jashtë

09/02/2011 21:50

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, reagoi duke i kërkuar ministrave dhe politikanëve të lartë të vendit që të mos udhëtojnë jashtë shtetit për pushime, pas skandalit të pushimeve falas të kryeministit dhe një ministri në Egjipt dhe Tunizi.

Deklarata e presidenit erdhi gjatë mbrëmjes në një mbleshje të qeverisë dhe ajo u raportua gjerësisht në shtypin francez.

Një skandal u krijua rreth Ministres së Punëve të Jashtme, Michele Alliot-Marie, e cila udhëtoi në Tunizi falas, me një avion privat të një biznesmeni të lidhur me ish-presidentin Ben Ali.

Nga ana e tij, Kryeministri Francois Fillon, pranoi se ishte me pushime falas në Egjipt gjatë ndërrimit të viteve, pasi presidenti Hosni Mubarak pagoi për të.

Në deklaratën e tij, Sarkozy deklaroi se duke nisur që tani, ministrat “duhet të preferojnë Francën për pushime”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA