“The Huffington Post” ka publikuar kohët e fundit një listë me qytetet më të ndotura të planetit.

Në këto qytete, kur dikush nder rrobat në tel i merr ato edhe më të pista.

Nga kjo papastërti ekstreme nuk shpëtojnë as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Los Angeles dhe zona metropolitane e Phoenix janë më të ndoturat në ShBA.

Një nga qytetet më të ndotura në botë është Niger (Nigeri), vend i cili është një “kosh plehrash” për “Shell” apo “British Petroleum”. Llogaritet se në ujërat e Nigerit janë derdhur rreth 13 milionë fuçi nafte të papërpunuar në gjysmë-shekullin e fundit.

Në Indonezi, Citarum ka lumin më të ndotur të botës, në të cilin marrin ujin e pijshëm banorët.

Oroya, në Peru, është qyteti më i ndotur nga dioksidi i squfurit.

Norislk është një qytet rus me 230 mijë banorë që ndodhet në Siberi. Toka në këtë vend është “e pasur” me produkte kimike industriale të cilat bëjnë që pemët të shkatërrohen në mënyrë të papritur. Njerëzit në këtë vend nuk jetojnë më shumë se 50 vjeç. E mira e këtij qyteti është se nuk ka të pastrehë sepse askush nuk do mund t’i mbijetonte temperaturave që arrijnë -50ºC.

Nga ana tjetër, të humbësh autobusin në një mëngjes të ftohtë do të thotë të humbësh jetën.

Top Channel