Mëngjesin e sotëm është zbuluar një sasi ekzplozivi e vendosur në automjetin e avokatit të njohur Genc Gjokutaj.
Makina ishte parkuar pranë shtëpisë së tij në zonën e Ali Demit në Tiranë. Dyshohet se eksplozivi është C4 që ka fuqi të madhe shpërthimi.
Në vendin e ngjarjes është marrë me ekspertimin e lëndës shpërthyese vendosur në mjet.
Për minuta të tëra është bllokuar edhe lëvizja e mjeteve në segmentin ku ndodhej automjeti që kishte bombën e vendosur.
Më pas policia ka bërë largimin e mjetit nga vendi për ekspertime të mëtejshme.
Hetimet ende nuk kanë zbardhur arsyet e këtij veprimi ndaj avokatit Genc Gjokutaj.
Ai është njohur si fundmi si avokat në disa çështje tepër të bujshme që nga Damir Fazlliç, Ylli Pango deri te Rahman Selmanllari.
Top Channel