Di Caprio i mëson duhanin fëmijës

09/02/2011 19:35

Nuk është e këshillueshme që prindërit të lënë në kujdesin e Leonardo di Caprio-s fëmijët e tyre adoleshentë.

Në filmin e tij të fundit, protagonisti i “Titanic”-ut u shfaq duke i mësuar një adoleshenteje se si të tymoste një cigare.

Aktori hollivudian është duke xhiruar një film që do të portretizojë jetën e ish-drejtuesit të famshëm të FBI-së në vitet 1940-50, J.Edgar Hoover.

Ndonëse aktorja e re ishte duke thithur vetëm një cigare të bërë me barëra të padëmshëm, për të mos thyer ligjet e Kalifornisë, ajo nuk u duk se po e shijonte veçanërisht këtë përvojë.

Kohët kanë ndryshuar, sepse një aktore e famshme e së shkuarës, Tatum O’Neal, u shndërrua e varur nga duhani në moshën 9-vjeçare, kur ishte protagoniste në skenat e filmit “Paper Moon”.

Top Channel