Countryman takon Berishën

09/02/2011 11:45

Ndihmës-zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, Thomas Countryman do të takohet sot me kryeministrin Sali Berisha.

Takimi në selinë e Këshillit të Ministrave pritet të mbahet rreth orës 14:30. Lajmi për takimin Countryman -Berisha u konfirmua nga Kryeministria.

Në orën 16:00 ai do të takohet me kreun e PS, Edi Rama, ndërsa më pas me presidentin e Republikës, Bamir Topi, ndërkohë që tre orë më vonë pritet të mbajë një konferencë për shtyp.

Diplomati amerikan kishte parashikuar ditën e sotme një vizitë në Kosovë që është anuluar.

Top Channel