Ekzistenca e popujve indigjenë në ditët e sotme është konfirmuar me kohë, por ekzistenca e popujve indigjenë të pakontaktuar nga bota e civilizuar, nuk ishte vërtetuar…të paktën deri më tani.

Survival Internacional gjatë një ekspedite ajrore në zemër të xhunglës së Amazonës ka filmuar disa banorë indigjenë të cilët duke mos patur asnjë lloj kontakti me njeriun e bardhë, i kanë mbijetuar ‘zhdukjes’.

“E vështirë të thuhet se sa është numri i tyre dhe me siguri kontakti me botën e qytetëruar do t’i zhdukte. Nëpërmjet këtyre filmimeve dimë vetëm që ekzistojnë, por jo se ku fshihen”, deklaron stafi i ekspeditës së Survival.

Në filmimet e shfaqura nga Survival shfaqen qindra persona në kufirin mes Brazilit dhe Perusë. Më herët Peruja ka mohuar ekzistencën e popujve indigjenë të pakontaktuar nga bota e civilizuar, por e gjendur përballë këtyre pamjeve është tërhequr, duke e pranuar ekzistencën e tyre.

FOTO GALERI
1/3
Fis indigjen i pakontaktuar nga civilizimi në Amazona

Top Channel