Rumania, ligj që dënon pseudofallxhorët

08/02/2011 13:15

Një legjislacion i ri që do të gjobisë, madje edhe do të burgosë fallxhorët në rastet kur nuk do të parashikojnë saktë të ardhmen, është duke u debatuar nga parlamenti rumun.

Projektligji ka nisur të debatohet sot, ndërsa kultura e shtrigave, fallxhorëve dhe parashikuesve të tjerë të fatit ekziston prej vitesh në vend.

Në 1 janar, Rumania ndryshoi ligjin e punës, duke e njohur zyrtarisht parashikimin e fatit si një profesion, vendim që ngjalli zemërim midis shumë personave që merren me këto praktika.

Në bazë të ligjit për punësimin, fallxhorët duhet të paguajnë taksa në shtet, të sigurohen dhe të mbajnë përgjegjësi nëse puna e tyre nuk do të bëhet mirë, ashtu siç ndodh me të gjithë profesionet e tjera.

Në bazë të ligjit, fallxhorët duhet të pajisen edhe me kasa fiskale dhe të pajisin klientët e tyre me fatura për çdo shërbim të kryer.

Top Channel