PS: Berisha po keqpërdor ushtrinë

08/02/2011 13:05

Partia Socialiste ka akuzuar sot kryeministrin Berisha se po keqpërdor Forcat e Armatosura të vendit.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja e PS, Mimi Kodheli ka deklaruar se kryeministri po e shfrytëzon ushtrinë për të shtypur grushtet “imagjinare” të shtetit.

“Berisha po keqpërdor Forcat e Armatosura. Pasi përdori ministrin e Mbrojtjes për të kërcënuar me ndërhyrjen e ushtrisë, pasi mblodhi në shkelje me Kushtetutën gjeneralët e ushtrisë dy ditë pas 21 janarit dhe pasi aludoi përmes gojës së Lulzim Bashës se ambasadorët kanë këshilluar përdorimin e FA, Berisha vazhdon të shohë ëndrra me sy hapur për shmangien e një puci ushtarak. Turp për këtë pseudokryeministër, që sheh ëndrra me puc me cadra me plumba”, ka pohuar Kodheli.

Top Channel