Një gjel vret me thikë amerikanin

08/02/2011 14:15

Një njeri që po merrte pjesë në një betejë ilegale gjelash në Kaliforni mbeti i vdekur, pasi një gjel e goditi me thikë në kofshë.

Lajmin e rrallë e bënë të ditur burime zyrtare, që shtuan se gjeli kishte të lidhur një thikë në krahun e tij, për të bërë më interesante luftën midis shpendëve.

35-vjeçari Jose Luis Ochoa mbërriti i vdekur në spital, dy orë pas ngjarjes, pasi kishte humbur shumë gjak.

Fatkeqi nuk e kuptoi në kohë se thika e gjelit kishte dëmtuar arterien femorale, arterien kryesore në këmbë dhe vonoi në kërkimin e ndihmës.

Top Channel