Kur të gjithë kalimtarët në një rrugë në qytetin Northampton po bënin sehir se si disa të rinj po vidhnin një argjendari një e moshuar konfrontohet me vjedhësit duke i detyruar ata të ndërprisnin grabitjen.

Tejet e guximshme, e moshuara 70-vjeçare përdori çantën e dorës duke goditur 6 grabitësit të cilët mbanin në duar disa çekiçë të mëdhenj me të cilët kishin thyer xhamat e argjendarisë.

E gjithë ngjarja është fiksuar nga njw kameraman lokal që po xhironte ato momente shumë afër argjendarisë që po grabitej.

Pamjet e këtij akti tejet të guximshëm janë shfaqur në të gjitha stacionet televizive në Britaninë e Madhe.

“Isha duke folur me një grua kur pashë gjashtë motorra skuter që ndaluan dhe nga ku 6 djem më pas nisën të grabitnin argjendarinë”, ka thënë pensionistja që s’ka dashur t’i bëhet publik emri.

Gjatë një interviste ajo ka deklaruar se nuk mund të rrinte duarkryq përballë një skene të tillë me protagonistë këta hajdutë.

Më pas, pensionistes së guximshme i janë bashkuar edhe disa qytetarë të tjerë që kanë mundur të ndalojnë një nga motoçikletat e grabitësve.

Policia lokale tha se 4 nga 6 autorët e kësaj grabitje janë arrestuar.

Top Channel