Gjarpërinjtë dikur kishin këmbë

08/02/2011 13:40

Fosili i një gjarpëri 95 milionë vjeçar tregoi se zvarranikët e sotëm dikur ishin të pajisur me këmbë.

I gjetur në Liban nga një grup arkeologësh, fosili ka një këmbë të dukshme lehtësisht mes eshtrave të tij dhe ai konfirmon edhe më shumë teoritë mbi evolucionin e species.

Në bazë të pamjes në 3D, e bërë e mundur nga teknologjia e fundit, është e qartë që kuptohet një strukturë skeletore e përbërë prej dy këmbësh, në të cilat bazohej lëvizja e gjarpërinjve të parë në tokë.

Zbulimi vërteton teoritë e besuara deri tani, në bazë të të cilave gjarpërinjtë ishin një specie që jetonte në ujë, e cila u spostua në tokë rreth 150 milion vjet më parë.

Fillimisht, krahët që i shërbenin për të notuar, u shndërruar në gjymturë që e lejuan të lëvizte në tokë, por në 60 milion vitet e ardhshme, këmbët e species erdhën duke u shkurtuar, deri sa u zhdukën fare.

Top Channel