Pique-Shakira, foto e parë bashkë

07/02/2011 09:00

Janë çifti i momentit dhe zërat për një lidhje mes këngëtares Shakira dhe futbollistit të Barcelonës Gerard Pique sa vijnë edhe shtohen.

Rreth një muaj më parë Shakira njoftoi ndarjen e saj nga i fejuari Antonio de la Rua dhe dy javë më parë këngëtarja u transferua në Barcelonë.

Gerard Pique, nga ana e tij, nuk ka pranuar kurrë historinë me kolumbianen. Ka thënë vetëm që këngëtarja është një mike për të. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shakira.

Por, ditën e sotme mbrojtësi i Barcelonës ka publikuar në FB një foto ku dallohet Pique, Shakira, Puyol (futbollist i Barcelonës) e fejuara e këtij të fundit dhe disa miq të përbashkët.

Foto është bërë më 2 shkurt, ditë në të cilën ka lindur futbollisti spanjoll dhe këngëtarja kolumbiane, por mes tyre ka dhjetë vjet diferencë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel