Photoshop i pret krahun modeles

07/02/2011 18:25

Modelja Marisa Miller është e mësuar që të shohë veten të ndryshuar deri në perfeksion në fotografitë e saj, por ajo duhet të jetë shokuar kur në katalogun e ri të “Victoria’s Secret”, ajo shfaj pa njërin krah.

Duke reklamuar linjën e re të bluzave polo, në njërën prej fotografive të publikuara në faqen e Victoria’s Secret, krahu i majtë duket se i mungon tërësisht.

Kjo është gafa më e madhe e modifikimit me “Photoshop”. Programi përdoret gjerësisht për të përmirësuar paraqitjen e modeleve në fotografitë e marra.

Përdorimi i “Photoshop”-it ka shkuar deri atje, sa që supermodelja Karolina Kurkova reklamoi një seri reçipetash, pa i mbajtur fare ato. Gjithçka u bë nëpërmjet programit.

Top Channel