Lënë qelinë Delijorgji e Pinari

07/02/2011 12:05

Mihal Delijorgji dhe Ylli Pinari kanë lënë qelitë e paraburgimit 313 dhe masa e sigurisë së tyre është arrest shtëpie.

Gjykata e Tiranës dha vendimin e lirimit të tyre, pas kërkesës së bërë nga avokatët mbrojtës të tyre.

Vendimi i kësaj gjykate, ju referua atij të dhënë më parë nga Gjykata e Lartë, e cila interpretoi se, afatet e paraburgimit për ta, kishin përfunduar për shkak se koha përllogarites niste nga momenti që çështja i ishte drejtuar kësaj gjykate për shqyrtim.

Javën e shkuar gjykata liroi Dritan Minxollin i cili ishte i pari që kishte bërë kërkesën për lirimin e tij dhe në seancën e rradhës, u liruan edhe dy të pandehurit e tjerë.

Me lirimin e tre të akuzuarëve kryesorë për shpërthimin tragjik në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë, proçesi zbehet plotësisht.

Top Channel