Kobe Bryant, protagonist në “Black Mamba”

07/02/2011 11:20

Kompania “Nike” dhe basketbollisti Kobe Bryant kanë prezantuar trailer-in e “Black Mamba” (Kobra e Zezë), filmi i ri që do të shfaqet me rastin e fundjavës së All-Star Game në NBA, e parashikuar për në 19 dhe 20 shkurt.

Filmi i prodhuar nga “Nike Basketball” ka si protagonistë Kobe Bryant, Kayne West, Bruce Willis dhe Danny Trejo. Regjisori është Robert Rodriguez.

Kobe Bryant do të luajë rolin e Kobrës së Zezë (kjo është nofka e basketbollistit të shquar në NBA), një luftëtar i vendosur që nuk dorëzohet kurrë.

Në këtë film, lojtari i Los Angeles Lakers, lufton kundër atyre që duan të vënë në rrezik dhe të shkatërrojnë lojën e basketbollit.

Top Channel