John: Shpik çdo ditë këngë për djalin

07/02/2011 18:05

Këngëtari i njohur britanik, Sir Elton John, deklaroi se vazhdon të ndihet jashtëzakonisht i emocionuar sa herë mban në dorë fëmijën e tij, edhe pesë javë pas lindjes.

Në të njëjtën kohë, duke folur në një emision të një kanali anglez, 63-vjeçari theksoi se ditë pas dite shpik këngë të reja, të cilat ia këndon të birit, përpara se ai të flejë gjumë.

”Është gjëja më hyjnore në Tokë”, tha John, duke iu referuar fëmijës së tij të porsalindur, në emisionin ku ishte i pranishëm edhe partneri i këngëtarit homoseksual, David Furnish.

”Ai është vetëm pesë javë, por në këto pesë javë, nuk mund t’a imagjinoni sa sa shumë dashuri ka dalë nga ky djalë i vogël për ne dhe nga ne për të”, vazhdoi 63-vjeçari.

”Qëndroj me orë të tëra duke e vështruar. Thjesht qëndroj duke e soditur, krijoj këngë dhe i këndoj. Më pëlqen shumë kur përgjumet në këtë mënyrë”.

Top Channel