Hathaway: Mezi pres të kem fëmijë

07/02/2011 12:55

Aktorja Anne Hathaway duket se kërkon më shumë se sa një lidhje dashurie në jetë.

Anne mendon që tani për fëmijë edhe pse pranon që ende nuk është plotësisht gati për to.

“Dua shumë që të bëhem nënë. Nuk jam ende e gatshme, por fëmija është një gëzim që unë mezi e pres që të më ndodhë”, pohoi amerikania.

Anne Hathaway është 28 vjeç dhe karriera e saj nuk ka shumë që ka nisur.

Fëmijët mund të presin.

Top Channel