Damon, i shqetësuar për rritjen e vajzës

07/02/2011 17:45

Aktori hollivudian, Matt Damon, pranoi në një revistë amerikane se ai ndihet i shqetësuar nga rritja e vajzës jobiologjike, e cila po i afrohet moshës së adoleshencës.

”Jam i merakosur për faktin që ajo tani do të fillojë moshën e adoleshencës, pasi e di shumë mirë se çfarë mendojnë djemtë në këtë moshë”, deklaroi aktori në një revistë.

Ndërkohë, 40-vjeçari u fotografua në një plazh në Malibu, i përfshirë në një bisedë serioze me 12-vjeçaren Alexia, përpara se të dy së bashku të mernin një kajak dhe të lundronin në det.

Marrëdhënia e Damon me Alexia-n duket shumë më e mirë se ajo e disa yjeve të tjerë të Hollivudit, tepër të distancuar prej fëmijëve të tyre të vërtetë.

Damon u martua me argjentinasen Luciana Bozan Barroso në vitin 2005. 12-vjeçarja është vajza e një martese të mëparshme të gruas së aktorit.

Top Channel