Christina Aguilera ngatërron himnin

07/02/2011 10:05

Këngëtarja Christina Aguilera ka deklaruar se ka e kënduar gjatë gjithë kohës himnin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke filluar nga mosha 7-vjeçare, por në një nga rastet më të rëndësishme ajo u ngatërrua.

Aguilera interpretoi himnin para ndeshjes së Super Boël midis Green Bay Packers dhe Pittsburgh Steelers, në Arlington (Texas).

Këngëtarja e famshme e pop-it ngatërroi një strofë të tërë gjatë interpretimit të saj duke bërë që publiku ta fishkëllente.

FOTO GALERI
1/3
Problem gjatë interpretimit në “Super Bowl”

Top Channel