Bieber-Gomez, dashuri adoleshentësh

07/02/2011 18:15

Këngëtari adoleshent, Justin Bieber dhe aktorja 18-vjeçare, Selena Gomez, u fotografuan duke shtrënguar dorën në Santa Monica, ndërsa ata duket se po shndërrohen në protagonistë të dashurisë më të re të Hollivudit.

16-vjeçari kanadez e kishte mohuar lidhjen e tij me yllin e disa serialeve për adoleshentë, por nuk do të mundet të vazhdojë të bëjë këtë pas këtyre fotografive.

Mes të dyve, vetëm Selena përpiqej të mbulonte fytyrën, në mënyrë që të most të fotografohej prej fotografëve të pranishëm.

Të shoqërohesh me Bieber-in nuk është e thjeshtë, pasi Kim Kardashian morri me qindra kërcënime me vdekje nga fansat adoleshentë të Bieber-it, pasi u shfaq me 16-vjeçarin në publik.

Top Channel