Beckham rikthehet në vitet 1920

07/02/2011 18:00

Ish-kapiteni i kombëtares angleze, David Beckham, u duk i rikthyer në vitet 20 të shekullit të kaluar, ndërsa ndiqte ndeshjen midis Chelsea-Liverpool në Londër.

35-vjeçari ishte kombinuar me një xhaketë me kuadrata, nga ato që vishnin zotërinjtë e kamur përpara shumë kohe.

Për të kombinuar tërësisht veshjen e tij antike, mesfushori i Tottenham-it kishte krehur flokët në një krah.

Revistat rozë angleze shtuan me ironi se e vetmja gjë që Beckham kishte harruar të merrte me vete ishte një kapele në formë cilindri.

Top Channel