Vdes në moshën 58 vjecare, legjenda e muzikës rock, kitaristi dhe këngëtari britanik, Gary Moore.

Moore vdiq në gjumë në orët e para të ditës së dielë në Spanjë, ku ndodhej me pushime.

Lajmi njoftohet nga manaxheri i bandës irlandeze të muzikës rock, Thin Lizzy, Adam Parsons. Thin Lizzy ishte një ndalesë e shkurtër në karrierën e tij muzikore.

Gary Moore,  lindi në Belfast në Irlandën e Veriut. Ka patur bashkëpunime të për periudha kohore të shkurtëra me grupet Thin Lizzy dhe Skid Roë, por kulmin në karrierën e tij do ta arrinte me performancat e tij solo.

Ai do të mbahet mend për hite si “Parisienne Walkways”, “Still got the blues”, etj.

Top Channel