Shpërthim në gazësjellësin Izrael-Jordani
05/02/2011 20:45
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një tubacion të gazësjellësit që furnizon Izraelin dhe Jordaninë.
Shpërthimi ndodhi në afërsi të El-Arish, në provincën e Sinait, në Egjipt, por fatmirësisht pa shënuar viktima.
Televizioni shtetëror egjiptian akuzoi sabotatorët si terroristë dhe raportoi për ndërprerje të furnizimit.
Por radioja izraelite siguroi se shpërthimi në gazjellësin që bashkon Izraelin dhe Egjiptin nuk ka dëmtuar fluksin.
Ushtria po përpiqet të kontrolloj situatën.
Top Channel