Princi Harry dhe Chelsy pranë ribashkimit

05/02/2011 11:05

Princi Harry dhe Chelsy Devy mund të jenë pranë ribashkimit, pasi kjo u fundit u rikthye në Londër të premten.

Vajza vendosi të largohej prej Britanisë për të jetuar në Afrikën e Jugut një vit më parë, pasi ajo dhe djali i dytë i Princit Charles dhe Diana-s vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre 7-vjeçare.

Kohët e fundit ajo është fotografuar nga mediat rozë, duke u argëtuar në disa festa në shoqërinë e disa miqve të saj meshkuj, por mesa duket romanca me Harry-n nuk ka përfunduar ende.

Top Channel