Fustan mbretëror, për dasmën mbretërore

05/02/2011 13:40

Mbreti i ardhshëm i Anglisë, Princi William dhe Kate Middleton mund të kenë vendosur të mos ftojnë shumë persona në dasmën e tyre, por jo për këtë do të shkurtojnë edhe shpenzimet e ditës së madhe.

Fustani që 29-vjeçarja Kate do të veshë në 29 prill është dizenjuar posaçërisht për të dhe qëllimi i stilistëve ka qenë një: ta bëjnë atë të duket i denjë për një mbretëreshë të ardhshme.

E ndërsa çmimi i fustanit të vërtetë nuk bëhet i ditur, një modele veshi një fustan të njëjtë për nga pamja, por të qepur me materjale shumë më pak të kushtueshme, duke krijuar një ide se si do të duket zonjusha Middleton në ditën e saj të madhe.

Top Channel