Filmi mbi Meredith, tronditen familjarët

05/02/2011 08:40

Babai i Meredith Kercher është vërsulur kundër filmit mbi vrasjen në Peruxha të Italisë, që do të transmetohet në fund të muajit në SHBA.

I ati i studentes angleze ka parë trajlerin e filmit me aktoren Hayden Panettiere në rolin e Amanda Knox dhe ka mbetur i tronditur nga dhuna në disa skena.

“Imagjinata rrjedh sepse bëhet fjalë për dicka që ka ndodhur. Por ta shohësh në këtë mënyrë është me të vërtetë shokuese. Skenat janë tronditëse”, ka deklaruar John Kercher për “The Sun”.

Në një nga skenat shihet aktorja që interpreton Meredith teksa ulëret dhe bllokohet në tokë nga Rudy Guede dhe Raffaele Sollecito.

Tani, familja e studentes së vrarë kërkon që pamjet në fjalë të hiqen të paktën nga qarkullimi në faqe të ndryshme të internetit.

Ndërkohë, avokatët e studentes vrasëse, Amanda Knox, kanë kërcënuar se do të ngrenë padi nëse filmi do të transmetohet.

Top Channel