Bundchen i shpall luftë kremit të plazhit

05/02/2011 11:00

Një prej modeleve më të famshme në botë, Gisele Bundchen, ngjalli tërbimin e të mjekëve dhe shoqatave të luftës kundër kancerit, duke këshilluar mospërdorimin e kremit kundër diellit.

Vajza e artë e “Victoria’s Secret” e konsideron kremin si helmues, prandaj nuk e përdor asnjëherë. Ajo rekomandoi që e vetmja gjë që duhet bërë në plazh është të mos ekspozohesh në diell në orët kur ai është në kulmin e forcës.

Kërkimet kanë treguar se kremi kundër diellit nuk është i dëmshëm dhe ndihmon në shmangien e efekteve kancerogjene të rrezeve ultravjollcë dhe rreze X.

Bunchen, që me 17 milion paund fitime në vitin 2009 u bë modelja më e paguar ndonjëherë, ka ngjallur më parë reagime duke thënë që lindja e fëmijës nuk është aspak e dhimbshme për një femër.

Top Channel