Berisha: Do sjellim yjet e muzikës botërore

05/02/2011 12:50

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të sjellë në Shqipëri një nga yjet e muzikës botërore.

“Duhet që të kontraktohet një superstar i muzikës. Cili ose cila është do ta zgjidhni vetë, por natyrisht duhet të jetë ai ose ajo që e duan shqiptarët”, ka deklaruar Berisha, i cili ka shprehur edhe preferencat e tij.

“Rihana, Lady Gaga, Shakira. Superstarët duhet të sillen, duhet të bëhet një aktivitet i fuqishëm. Mund të zgjidhet një qytet, si Durrësi apo Vlora, por duhet një eveniment i tillë”, ka shtuar Berisha.

Top Channel