“Rënia e lirë” e Charlie Sheen

05/02/2011 10:15

Një fotografi e Charlie Sheen i droguar, në një festë të organizuar prej tij një javë më parë, u publikua sot në shtypin amerikan.

Sheen u shoqërua në spital pas krizave në stomak që i shkaktuan 36 orë orgji, drogë dhe alkool.

Një yll i hollivudit, jeta e Sheen ka marrë një spirale negative dhe gjendja e tij e varësisë nga droga konsiderohet prej mjekëve si kërcënuese për jetën.

Fotografia tregon qartësisht se aktori ishte super i droguar me kokainë dhe tërësisht i përhumbur gjatë festës. Atij i mungon një dhëmb, i thyer gjatë festës.

Ai u shtrua dy ditë më parë në një qendër rehabilitimi, ku do t’i nënshtrohet terapive për të paktën tre muaj.

Sipas një personi të afërt me Sheen, ai ka shpenzuar më shumë se një milion dollarë me drogë dhe prostitute gjatë vitit 2010,

Top Channel