Të verbërit, vështirësi integrimi

04/02/2011 17:10

Të verbërit kërkojnë që shoqëria te mos i shikojë si trupa të ngurtë, por si pjesë të sajën.

Vështirësia e punësimit të të verbërve, si në administratën shtetërore por dhe në kompani të ndryshme private, vazhdon ende t’i vecojë ata duke i bërë të ndihen të diskriminuar ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.

“Vazhdimisht kemi bërë thirrje për të bashkëpunuar, për të luftuar bashkë me qeverinë për gjithëpërfshirjen tonë. Këto janë parimet e integrimit në BE. Një shoqëri që nuk na thërret por na mban si pjesë të ngurta nuk mund të hyjë në BE”, ka deklaruar Sinan Tafaj, president i shoqatës së të verbërve shqiptare.

Në 20-vjetorin e krijimit të shoqatës së të verbërve, Tafaj e vuri theksin tek përpjekjet e shumta të bëra në vite me qeveritë me qëllim respektimin e të drejtave të kësaj kategorie, pjesë e së cilës janë mjaft figura të shquara të artit, shkencës dhe fushave të tjera të dijes.

Presdienti i shoqatës së të verbërve në Bashkimin Europian, njëkohësisht anëtar i Dhomës së Lordëve në Angli, i bën thirrje qeverisë shqiptare që nëpërmjet legjislacionit t’i krijojë më shumë mundësi personave të verbër.

Në ceremoninë e organizuar për 20-vjetorin e krijmit të shoqatës së të verbërve, të pranishëm ndërmjet tyre ishin shumë përfqësues të organizatave të vendeve të tjera europiane, të cilët kanë vizituar një ekspozitë ku paraqitej puna, sfidat dhe vështirësitë e hasura deri me tani.

Top Channel