SHBA-të punojnë për dorëheqjen e Mubarak
04/02/2011 08:55
Administrata Obama po diskuton me funksionarë egiptianë propozimet për dorëheqjen e menjëhershme të Mubarak.
Lajmin e ka bërë të ditur New York Times, duke shpjeguar se presidenti egjiptian do të linte zëvendësin e tij, Omar Suleiman për të drejtuar, me mbështetjen e ushtarakëve, një qeveri tranzicioni.
Suleiman, me mbështetjen e kreut të forcave të armatosura, gjeneralin Sami Enan dhe atë të ministrit të Mbrojtjes, Mohamed Tantawi, do të fillonte menjëherë një proçes i reformave kushtetuese.
Top Channel