Kurimi pas aksidenteve

04/02/2011 17:20

Shqipëria është një ndër vendet me numrin më të madh të aksidenteve në Europën qendrore dhe lindore.

Të dhënat zyrtare tregojnë se qindra persona cdo vit pësojnë plagë të rënda si pasojë e aksidenteve. Por sa i vështirë është kurimi i plotë i tyre?

Doktor Mirjan Prifti, kirurg ortoped në spitalin “Hyqeja”, tregon se në Shqipëri është e mundur të kryhet kurimi i plotë i një pacienti ortopedik, apo të traumatizuar.

“Dikur ne këto operacione i quanim të vështira. Kur thuhej të ngjitej dora ose gishti më parë dukej një mrekulli, ndërsa sot janë rutinë. Gjithashtu, edhe operacione të tjera, që më parë ishin të pamundura. Këto gjëra sot bëhen me sukses dhe garantojnë një qëndrim në spital me më pak dhimbje dhe një kthim të hershëm në punë dhe në jetën e përditshme të pacientit”, deklaron Prifti.

Sipas doktori Prifti, pacientët operohen në salla bashkëkohore me një ekip mjekësh shqiptarë dhe grekë, të cilët edhe falë mjeteve cilësore të ortopedisë dhe traumatologjisë për ostositentazat, protezat dhe artoskopitë arrijnë të kenë rezultate të larta.

Top Channel