Gazi, mungojnë furnzimet në treg

04/02/2011 16:15

Tregu i gazit po përballet me një situatë të paprecedentë, të ngjashme me atë të viteve të para të tranzicionit. Disa tregtarë të vegjël thonë se nuk po gjejnë dot furnizim.

“Tani ka mungesë gazi. S’ka pasur furnizim nga kompanitë e mëdha. Do sheshim këto që kemi dhe do bmyllim dyqanin”, deklaron Marjeta Lala, tregtare gazi.

Arsyeja, sipas tregtarëve të vegjël, është e lidhur me një konflikt mes tatimeve dhe disa shoqërive që tregtojnë gaz, për vendosjen e kasave fiskale.

“Ata thonë se sasia është bllokuar në vlorë”, thotë Lala. Që nga fundi i vitit të kaluar, cmimi i gazit në treg është rritur në mënyrë të vazhdueshme.

“Cmimi është rritur që nga fundi i nëntorit dhe vazhdon të rritet, 10%, 20 për qind nga cmimi i vjetshëm”, tregon Lala.

Një grup shoqërish që tregtojnë gaz u ankuan një ditë më parë se tatimet po bëjnë goditje selektive në treg, me qëllim që ta vënë biznesin nën kontrollin e disa shoqerive të lidhura me to.

Ata akuzojnë drejtorin e përgjithshëm të tatimeve, Gazmir Spahia, si njeriun i cili po drejton këtë operacion, ndërkohë që tatimet reaguan duke thënë se po zbatojnë ligjin, sipas të cilit të gjitha bizneset janë të detyruara të vendosin kasat fiskale.

Top Channel