Elbasan, turi “Portokalli”

04/02/2011 20:20

Stafi i “Portokllisë”, përfshi këtu skenaristë, aktorë dhe regjizorin Altin Basha, pas Durrësit janë takuar me studentë dhe gjimnazistë të qytetit të Elbasanit.

Ata kanë diskutuar në lidhje me sezonin e ri të spektaklit.

Sipas aktorëve dhe skenaristit Jani Duri, këto takime do të shërbejnë për rivitalizim të personazheve më të dashur të auditorit apo për kultivim të personazheve në bazë të kërkesave.

Sinkron: Salsano Rrapi, aktor “Këto takime bëhen për herë të parë. Është një fushatë sensibilizuese ose “takime të drejtpërdrejta me popullin” dhe e kemi nisur me ata që e ndjekin më shumë spektaklin “Portokalli”. Janë takime shumë frytdhënëse sepse kuptojmë se çfarë duan dhe çfarë jo”, thotë aktori Salsano Rrapi.

“Ka qenë dëshira jonë që të shikojmë impaktin e “Portokallisë” drejtpërsëdrejti tek publiku dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, shton Romir Zalla.

“Ne duam të marrim mendimë të freskëta sepse kur punon për diçka për shumë kohë rutina është e pashmangshme dhe ndodh që krijuesut shkëputen nga realiteti dhe mund të çojë në një vetëkënaqësi të pakontrolluar. Është mirë të ballafaqohesh me mendimet e të rinjve”, thekson skenaristi i “Portokallisë”, Jani Duri.

Gjithashtu stafi ka kërkuar një bashkëpunim të ngushtë me ata të rinj që mendojnë se kanë talent por nuk kanë se ku ta shprehin.

Top Channel