Komisioni, kreu i SHISH nuk u paraqit

02/02/2011 16:50

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri nuk është paraqitur në komisionin hetimor parlamentar të ngritur nga shumica për ngjarjen e 21 janarit, sepse anëtarët e tij nuk janë të pajisur me një dokument i cili u lejon ta marrin në pyetje.

Me këtë dokument, në formën e një certifikate, janë të pajisur të gjithë anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku kreu i SHISH dhe raporton.

Kjo certifikate jepet nga vetë Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njëkohësisht nga vendet anëtare të NATO-s, përmes të cilës verifikohet së anëtari nuk ka qenë apo nuk është pjesë e agjenturave të huaja.

Pikërisht ky dokument i ka dhënë të drejtën zotit Shaqiri që të refuzojë ftesën deri në një moment të dytë, ku anëtarët e këtij komisioni të marrin “ok” e strukturave përkatëse.

Top Channel