Vdes më e moshuara në botë

01/02/2011 01:10

Vdes në moshën 115 vjecare gruaja më e vjetër në botë.

Lajmi njoftohet nga familjarët e së moshuarës e cila ishte futur së fundmi në librin Guinnes.

Eunice Sanborn, e lindur në vitin 1895 fiku plot 115 qirinj në 20 korrikun e vitit të shkuar, duke thyer rekordin e francezit Eugenie Blanchard që ndërroi jetë pikërisht në 4 nëntor të 2010.

Tashmë titulli i më të moshuarit i kalon amerikanes Besse Cooper, e lindur më 26 gusht të vitit 1896, e banuese në shtetin e Xhorxhias.

Top Channel