Peqin, makina përplas motocikletën

01/02/2011 11:35

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin.

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se gjatë aksidentit 42-vjecari Lulzim Topi ka gjetur vdekjen, ndërsa bashkëshortja e tij Behije Topi, 30 vjec, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënde.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në vendin e quajtur “Kryqëzimi Kosta”, ku mjeti tip “Ford” me targë Elbasani dhe me drejtues shtetasin Gëzim Ymeri, është përplasur me motocikletën pa targa që drejtohej nga viktima dhe kishte si pasagjere 30-vjecaren.

Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Drejtuesi motocikletës humbi jetën në spital, ndërkohë që bashkëshortja e viktimës ndodhet në gjendje të rëndë.

Top Channel