Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Wolfgang Wolfarth ka kërkuar sërish hetimin deri në detaj të ngjarjeve të 21 janarit.
Deklarata e tij vjen pas publikimit të lajmeve se komisioni hetimor parlamentar do të kontrollojë tabulatët telefonikë të zyrtarëve të lartë dhe gazetarëve.
“Të hetohen plotësisht ngjarjet e 21 janarit. Organet përkatëse të veprojnë në përputhje me shtetin e së drejtës”, ka deklaruar Wolfarth.
Më tej ai ka mbrojtur aktivitetet e organeve mediatike në vend, duke theksuar se, media ka një rol kyc në demokraci dhe në shoqërinë e lirë.
“Media luan një rol kyc në demokraci dhe në shoqërinë e lirë. Unë i nxis të gjitha institucionet të mbështesin median në detyrën e saj të lartë për të vënë në dispozicion të publikut të dhëna faktike. Kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin, në frymën e lirisë dhe të demokracisë”, ka shtuar Wolfarth.
Top Channel