Bie nga 305 metra lartësi, mbijeton

31/01/2011 11:30

Një alpinist ka rënë nga maja e një mali të lartë 305 metra… dhe mbijetoi.

Adam Potter është gjetur nga helikopteri i shpëtimit duke qëndruar në këmbë pas rënies dhe duke parë hartën.

Skocezi ka pësuar dëmtime në kurriz për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë gjatë rënies.

“Mali kishte disa vende me ngricë dhe rrëshqita. Kur po bija, mundohesha ta ngadalësoja veten, por ishte e pamundur. Ngadalësohesha kur bija në shkurre, por rimerrja sërish shpejtësi”, tha Potter.

Burimet mjekësore skoceze thanë: “Prisnim më të keqen kur po kërkonim. Është e pamundur të biesh nga ajo lartësi dhe të jesh në gjendje të flasësh e të qëndrosh në këmbë. Kjo është një mrekulli.”

Top Channel