Nëna, dhurata për t’u kujtuar pas vdekjes

29/01/2011 11:00

Një nënë britanike u përkujdes që dy djemtë e saj të vazhdonin të merrnin rregullisht dhurata dhe letra prej saj edhe kur të vdiste.

Historia e trishtë e një 26-vjeçareje të quajtur Laura Marshall Reid u raportua në numrin e sotëm të së përditshmes “The Guardian”. Ajo ndërroi jetë përpara një jave, pasi humbi një betejë dy-vjeçare me kancerin e gjirit.

Kur Laura mësoi lajmin e tmerrshëm se tumori ishte i paoperueshëm, frika e saj më e madhe ishte harrimi prej dy djemve gjashtë dhe tre vjeçar.

Në këtë mënyrë, në dy vitet që i mbetën për të jetuar, ajo u përkujdes që të zgjidhte dhuratat e përshtatshme deri në ditëlindjen e 21-të të djemve, plus dhuratat për ditët e veçanta të jetës së tyre, si diplomimi apo martesa.

Njëkohësisht, 26-vjeçarja shkroi gjatë të gjithë kohës shënime dhe letra për djemtë, të cilat do t’i dorëzohen atyre në periudha të ndryshme të jetës dhe do të përpiqen t’u tregojnë se nëna është aty, duke i parë nga qielli.

Të gjitha dhurarat dhe letrat do të ruhen me kujdes nga prindërit dhe bashkëshorti i Laurës. Ato do t’i dorëzohen fëmijëve në datën që ajo ka përcaktuar në një listë.

Kanceri i gjirit nuk është i zakonshëm në mosha të tilla kaq të reja. Pasi mësuan se edhe tre teze të saj kishin vdekur nga kanceri i gjirit në moshë të re, mjekët britanikë i kryen një analizë gjenetike të ndjerës.

Nga rezultatet e kuptua se ajo ishte e destinuar të vdiste nga ky lloj tumori, pasi kishte trashëguar një çrregullim të rrallë gjenetik, që favorizonte krijimin e kancerit në moshë të re.

Top Channel