Shkencëtarët, pranë kurës për Alzaimerin

28/01/2011 09:20

Një kurë për të frenuar avancimin e sëmundjes së Alzaimerit mund të jetë pranë gjetjes, raportoi rrjeti informative CNN gjatë mëngjesit.

Shkencëtarët amerikanë kanë identifikuar një zonë malore në Kolumbi, ku të gjithë banorët e disa familjeje në një qytezë të vetmuar vuajnë nga Alzaimeri. Si rrjedhojë e një mutacioni gjenetik, gjysma e antarëve të familjeve preken dhe kjo që në moshë të re, duke nisur nga të 30-tat.

Kjo është një shifër e pabesueshme, duke patur parasysh se botërisht, më pak se 1% e personave mbi moshën 60 vjeç vuajnë prej Alzaimerit.

Studimi nga afër i këtyre personave ka bërë që studiuesit të kuptojnë shumë gjëra mbi mënyrën se si vepron sëmundja në pikëpamjen gjenetike dhe më pas se si shfaqet ajo.

Si rrjedhojë e studimeve, një kurë është duke u përpunuar. Ajo nuk do të jetë në gjendje të kurojë plotësisht të prekurit nga Alzaimeri, por mund të ndalë avancimin e sëmundjes, duke lejuar pacientët të zhvillojnë një jetë normale.

Top Channel