Këshilla, mos prisni shumë për një fëmijë

28/01/2011 09:30

Një studim britanik bëri me dije se nënat që kërkojnë fëmijë në moshën 35-vjeçare e kanë gjashtë herë më të vështirë të mbeten shtatzanë, në krahasim me femrat 25-vjeçare.

Me rimin e jetës në botën moderne dhe kërkesat për të krijuar një karrierë, është bërë gjithmonë e më e vështirë gjetja e kohës për të lindur një fëmijë.

Megjithatë, mbetja shtatzanë rezulton gjashtë herë më e vështirë për gratë në moshën 35-vjeçare dhe doktorët këshillojnë fuqimisht lindje përpara të 30-ave, edhe sepse trupi e ka shumë më të lehtë të rigjenerohet.

Njëkohësisht, statistikat tregojnë se ndërlikimet për nënën dhe fëmijën janë shumë më të shpeshta në një shtatzani të vonuar. Në fakt, një grua në moshën 40-vjeçare ka më shumë mundësi ta humbë fëmijën gjatë nëntë muajve, se sa ta lindë atë.

Më shumë se 30% e femrave mbi 35 vjeç kanë nevojë për më shumë se një vit për të mbetur shtatzanë, ndërsa tek 25-vjeçaret përqindja reduktohet në vetëm 5%.

Edhe fuqia seksuale e meshkujve bie ndjeshëm pas moshës 25-vjeçare. Një burrë në të 40-tat ka nevojë mesatarisht për dy vjet për të lënë shtatzanë gruan e tij, edhe nëse ajo është 20-vjeçare.

Top Channel