Google, plan i ri për tregun kinez

28/01/2011 08:40

Drejtori i ri i përgjithshëm i motorit të kërkimeve online Google, Eric Schmidt, deklaroi gjatë mbrëmjes se është duke planifikuar një strategji për një depërtim të ri në tregun kinez.

Në deklaratën e bërë mbrëmë nga SHBA, Schmidt theksoi se një prej përparësive është gjetja e një partneri kinez për sistemin Android të operimit të celularëve.

Në mars 2010, Google vendosi të tërhiqej nga tregu kinez si pasojë e censurës së vendosur prej autoriteteve, një vendim që Schmidt vazhdon ta përkrahë. Megjithatë, ai shtoi:

”Në rolin tim të ri shpresoj që të kem më shumë mundësi që të gjej një marrëveshje mes politikave shtetërore të Kinës dhe filozofisë së Google”.

Top Channel