Stuhi dëbore në Nju Jork dhe Uashington

27/01/2011 09:45

Nju Jorku dhe Uashingtoni janë mbuluar nga dëbora, si pjesë e madhe e verilindjes së SHBA-ve.

Për herë të dytë në këtë sezon bora ka bllokuar aeroportet, shkollat dhe autostradat në Nju Jork.

Situatë e ngjashme edhe në Uashington.

Dëbora ka kushtëzuar edhe rikthimin nga një vizitë në Uisconsin të presidentit Barack Obama.

Për të përshkuar rreth 20 kilometra nga baza ajrore e Andrews në kryeqytet, Obamës dhe grupit shoqërues i është dashur më shumë se 1 orë.

Top Channel