Sa orë gjumë duhet të bëjmë?

27/01/2011 09:55

Kurrë nuk duhet fjetur më pak se 5 orë… dhe më shumë se 9 orë.

Gjumi i natës është diçka serioze, një faktor thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik të njeriut.

Studiuesit e departamentit të mjekësisë në “West Virginia School” (SHBA) kanë bërë një llogari dhe kanë nxjerrë përfundimin se kohëzgjatja perfekte për gjumin e natës është 7 orë.

Sipas tyre, të flesh më shumë (se nëntë orë) ose më pak (se 5 orë) rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Top Channel