Policët britanikë kanë frikë errësirën

27/01/2011 20:05

Një vendim i komandatit të policisë së Uisbehut në Kembrixhgeshajër, Britani, ka ngjallur një reagim kombëtar në vendin ishullor, pasi ai ndaloi policët e qytetit të tij të patrullonin në zonat pa ndriçim gjatë natës.

Reagime të ashpra pasuan duke e cilësuar lajmin si një fitore për bandat e kriminelëve dhe si një reagim të turpshëm të autoriteteve, por komisari Andy Sullivan beson se nëpërmjet kësaj mase do të shmanget një rrezik i madh për jetën e policëve.

Një park i ndërtuar së fundmi në qytet është shndërruar në një problem për shkak të grumbullimit të grupeve të të droguarve, pijanecëve dhe keqbërësve.

Disa shtëpi dhe makina janë vandalizuar gjatë natës, por Sullivan nuk i ofroi asnjë ndihmë qytetarëve të tij duke thënë: “Nuk kam ndërmend të kem në ndërgjegje jetën e policëve të mi të aftë.

Nëse ndonjë fëmijë do të shkojë të luajë në park pas orës tetë, nuk do të kemi për detyrë ta mbrojmë”.

Top Channel