Pagjumësia, problemi që prek 1 në 3 persona

27/01/2011 21:15

Pagjumësia duhet të fillojë të trajtohet si një shqetësim madhor shëndetësor, raportoi gjatë ditës Fondacioni Ndërkombëtar i Shëndetit Mendor.

Raporti lidhi pagjumësinë me mungesën e raporteve në jetën private, nivelin e ulët të energjisë dhe paaftësinë për të konkretizuar.

Pagjumësia lidhet ngushtësisht me depresionin, problemet në sistemin imunitar dhe problemet kardiake. Raporti thekson se mjekët i kushtojnë shumë më pak rëndësi nga sa duhet këtij fenomeni.

Numri i të rriturve që vuajnë nga pagjumësia në vendet e zhvilluara është rreth 30%. Asnjë sëmundje apo problem tjetër nuk evidentohet në një nga tre njerëz.

Sipas studimit, personat me probleme nga pagjumësia e kanë katër herë më të vështirë të krijojnë marrëdhënie me njerëzit, tre herë më të lehtë të bien në depresion dhe janë trefish më të ekspozuar ndaj mungesës së përqendrimit.

Në raport, gjithashtu theksohet se ndonëse shumë njerëz i neglizhojnë problemet e tyre me pagjumësinë, përmirësimi i orareve të gjumit do të realizonte një përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së jetës.

Top Channel