Të njëjtat xhinse për 15 muaj rresht

26/01/2011 13:30

Josh Le, një student kanadez, ka veshur për 15 muaj rresht vetëm një palë xhinse pa i larë asnjëherë.

Eksperimenti ka nisur në shtator të vitit 2009 dhe ka përfunduar në nëntorin e vitit të kaluar. Përveçse i ka veshur për një kohë të gjatë, Josh ka pasur raste edhe që ka fjetur me to.

Arsyeja e këtij eksperimenti ishte se studenti donte të dinte se kush ishin rreziqet për shëndetin e veshjes së një rrobe të palarë për një kohë të gjatë. Më pas, pantallonat ia ka dhënë profesoreshës së tij për analiza.

Analizat treguan sasi të mëdha të baktereve, por asgjë që mund të ishte e rrezikshme për shëndetin.

“Edhe pse u tregoja i kujdesshëm i bëja pis herë pas here dhe filluan të mbanin një erë të tmerrshme. Një ditë i futa në frigorifer dhe pasi i nxorra era kishte ikur”, thotë Josh Le.

Top Channel